
Presidenti Ilir Meta vijon të publikojë argumente në mbështetje të refuzimit që i bëri dekretimit të ligjit për “Buxhetin 2021”.
Meta thotë se buxheti nuk parashikon rritje reale të pagave për administratën publike dhe pensioneve.
“Buxheti 2021 nuk planifikon, as indeksim dhe as rritje të pagës për administratën publike, përveç arsimtarëve dhe punonjësve të shëndetësisë. Buxheti 2021 nuk planifikon rritje reale të pensioneve, por vetëm indeksim të tyre në masën 2.5%” shkruan presidenti në Twitter.
Dy ditë më parë, Meta ktheu buxhetin pasi sipas tij nuk parashikohet mbështetje e mjaftueshme për qytetarët dhe sistemin shëndetësor.