
Presidenti Ilir Meta ktheu sërish në Kuvend ligjin e rivlerësimit të punonjësve në polici. Sipas dekretit të Presidentit Meta shprehet se në prag të zgjedhjeve të përgjithshme “presioni përmes vlerësimit kalimtar (vetting-ut), bëhet akoma më i dëmshëm dhe i rrezikshëm për garantimin e paanësisë së forcave policore e për pasojë, tepër shqetësues”.
Presidenti shtoi se procesi i vetingut në këtë periudhë “ka gjithë premisat që të keqpërdoret së tepërmi në situata të veçanta, sidomos përgjatë procesit zgjedhor”.
Kjo është hera e dytë që Presidenti e kthen këtë ligj.
Exit.al ka shpjeguar kohë më parë pikërisht rrezikun që ligji mund të vërë forcat e policisë nën kontrollin politik, ndërkohë që policia është e depolitizuar.