Meta kujton 1 vjetorin e protestës së thirrur nga ai

Nga Exit News
Meta kujton 1 vjetorin e protestës së thirrur nga ai

Presidenti Ilir Meta kujtoi 1 vjetorin e tubimit të 2 marsit 2020 të thirrur nga ai. Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se misionin e nisur me 2 mars do e përfundojnë me 25 prill.

“Falënderim të përzemërt dhe mirënjohje të thellë, për të gjithë motrat dhe vëllezërit shqiptarë, të cilët një vit më parë ju përgjigjen thirrjes së Presidentit të Republikës, në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit.
Misionin tonë, të nisur më 2 mars 2020, për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve, do ta çojmë deri në fund, nëpërmjet referendumit historik të 25 prillit 2021!”

Me 2 mars 2020, Presidenti Ilir Meta, thirri një protestë ku mijëra qytetarë u bashkuan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Presidenti firmosi dekretin kundër mënyrës së betimit të gjyqtarëve.

 

Lajme te ngjashme