Tubimi i thirrur nga Presidenti për mbrojtjen e Kushtetutës – foto nga bulevardi

Nga Exit News
Tubimi i thirrur nga Presidenti për mbrojtjen e Kushtetutës – foto nga bulevardi

Prej orës 17:00 ka nisur tubimi i thirrur nga Presidenti Ilir Meta, ku mijëra qytetarë janë grumbulluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Presidenti pritet të firmosë dy dekrete, kundër mënyrës së betimit të gjyqtarëve dhe për shpërndarjen e parlamentit.

Protesta nisi me himnin kombëtar dhe me një fjalë hapëse nga artistët e angazhuar në mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Herë pas here ata u ndërprenë nga thirrjet “poshtë diktatura” apo “Rama ik!”.

Presidenti, Ilir Meta pak para se t’i bashkohej tubimit e konsideroi atë “pranverë kuqezi”, e cila nuk do të ndalet deri në rivendosjen e sovranitetit”. Me të dalë në tribunë, Meta u ul në gjunjë para protestuesve dhe bëri me duar shenjën e shqiponjës.

Ish-anëtari i Gjykatës së Strasburgut, Ledio Bianko mbajti një fjalim ku theksoi se pa Gjykatë Kushtetuese të pavarur dhe me integritet, vendi rrezikon të drejtohet nga ligji i forcës.

Protestës iu bashkua edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili shoqërohej nga kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ish-Kryeministri Sali Berisha dhe ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj.

Basha tha për gazetarët se:

“Në Shqipëri kushtetutës i ka mbetur vetëm kapaku. Mendoj se kriza politike duhet zgjidhur një orë e më parë për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe se e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhjet legjitime vendore.”

Presidenti Meta ftoi pak ditë më parë qytetarët në protesta për të moslejuar kapjen e të gjitha institucioneve nga partia në pushtet.

Protesta e 2 marsit për Kushtetutën, 2020.
Protesta e 2 marsit për Kushtetutën, 2020.
Protesta e 2 marsit për Kushtetutën, 2020.
Protesta e 2 marsit për Kushtetutën, 2020.
Protesta e 2 marsit për Kushtetutën, 2020.
Protesta e 2 marsit për Kushtetutën, 2020.
Protesta e 2 marsit për Kushtetutën, 2020.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>