Meta kujton eksodin e 20 000 shqiptarëve në 1991

Nga Exit News
Meta kujton eksodin e 20 000 shqiptarëve në 1991

Presidenti Ilir Meta kujtoi eksodin e 20 mijë shqiptarëve më 8 gushtit 1991 me anijën “Vlora”. Ai ka publikuar pamjet e anijes dhe të refugjatëve shqiptarë.

“Zbarkimi i tyre në brigjet e Italisë, dëshmoi para gjithë botës tragjedinë dhe dhimbjen e një populli të vuajtur për dekada nga dhuna, shtypja, mjerimi dhe izolimi”, shkruan Meta në Facebook.

Ai shpreh shqetësimin se edhe “pas 29 vitesh nga kjo ngjarje [..] ritmet dramatike të shpopullimit të Shqipërisë nuk janë ndalur”.

Meta i bënë thirrje qytetarëve të qendrojnë në vend për ta bërë “Shqipërinë si gjithë Europa!”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>