Presidenti Ilir Meta shprehu keqardhjen e tij për ndarjen nga jeta të Gjeneral Brigade të Forcave të Armatosura, Ndriçim Sallakut.
“Shumë dhembje e trishtim për ndarjen e parakohshme nga jeta të Gjeneral Brigade, Ndriçim Sallaku, profesionistit të përkushtuar të Forcave tona të Armatosura, i cili humbi betejën me COVID-19”, shkruan Meta në një postim në Facebook, të shtunën.
Ai kujtoi angazhimin për më shumë se tre dekada të Gjeneralit në ushtrinë shqiptare.
“Duke shprehur ngushëllimet më të ndjera për këtë humbje të madhe, jam pranë familjarëve, miqve dhe kolegëve të Tij në këto momente tepër të rënda për ta”, shkruan Presidenti.