
Presidenti Ilir Meta deklaroi të mërkurën se është duke bërë fushatë për “demokracinë” dhe “për të mbrojtur Kushtëtutën”.
Ai tha se se “kush prek votat do i pritet dora” dhe shtoi se kjo nuk është shaka.
“Mos e mendoni dhe aq metaforike paralajmërimin tim për prerjen e dorës të kujto që prek votën e shqiptarëve. Ky paralajmërim duhet marrë seriozisht dhe nuk është shaka”, deklaroi Meta.
“Çdo qytetari i bëj thirrje të rinovoj kartën e identitetit ashtu siç bëri Presidenti”, tha Meta.
Ai përsëriti qëndrimin e tij se “Shqipëria duhet të dale nga thonjte e oligarkëve”.
“Shqiptarët duhet të marrin në dorë fatet e tyre dhe të së ardhmes së vendit”, u shpreh presidenti.