Meta mbështet partitë shqiptare në zgjedhjet e Malit të Zi

Nga Exit News
Meta mbështet partitë shqiptare në zgjedhjet e Malit të Zi

Presidenti Meta i ka bërë thirrje shqiptarëve në Malin e Zi që të votojnë për partitë shqiptare në zgjedhjet e 30 gushtit.

Përmes një videomesazhi, Meta shprehet se zgjedhjet e 30 gushtit janë një mundësi e shkëlqyer  për të forcuar perspektivën europiane të vendit, por dhe për të shtuar përfaqësimin e shqiptarëve në parlament:

“Shpreh bindjen se bashkëkombasit tanë në Malin e Zi, do ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike përmes pjesëmarrjes së gjerë, por njëkohësisht përmes mbështetjes së tyre për alternativat shqiptare, në mënyrë që përfaqësimi i tyre në Parlamentin e Malit të Zi të rritet, si dhe në të gjitha institucionet e ardhshme qeverisëse.”

Partitë shqiptare në Mal të Zi garojnë në zgjedhjet e 30 gushtit  me një listë të përbashkët, me qëllim maksimizimin e votave.

Më herët dhe Zëvendës ministri i Jashtëm, Gent Cakaj i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve në Mal të Zi, të mbështesin listën shqiptare.

Ndërsa kryeministri Rama ka shprehur publikisht mbështetjen për Milo Gjukanoviçin, drejtues i Malit të Zi, prej vitit 1991.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>