Meta nderon familjen Jashari në 23 vjetorin e masakrës

Meta nderon familjen Jashari në 23 vjetorin e masakrës

Presidenti Meta, me anë të një deklarate në rrjetet sociale, nderoi Adem Jasharin dhe familjen e tij, që u masakruan nga forcat serbe 23 vjet më parë.

Ai shprehu mirënjohje për sakrificën sublime të tyre për lirinë e Kosovës dhe të shqiptarëve, kudo ku ata jetojnë.

Meta theksoi se e ardhmja europiane e kombit do të ndërtohet mbi sakrificat e dëshmorëve.

Në vijim, deklarata e plotë:

Mirënjohje përjetë dhe nderimin më të lartë për sakrificën sublime të Komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe familjes Jashari, që frymëzon kombin në çdo kohë për mbështetje të palëkundur të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Në themelet e shtetit të Kosovës qëndron gjaku i bijve dhe bijave më të mirë të kombit, që ashtu si Jasharët e Drenicës martire 23 vjet më parë, i treguan mbarë botës se çfarë çmimi ka liria për shqiptarët.

Të ardhmen e sigurtë europiane kombi ynë do t’ja dalë ta ndërtojë mbështetur mbi sakrificat e Dëshmorëve dhe mbrojtjes së vlerave më të larta që trashëgojmë! ”

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>