Meta ngre shqetësim për shpopullimin e vendit

Nga Exit News
Meta ngre shqetësim për shpopullimin e vendit

Presidenti Ilir Meta shpërndau me shqetësim në Facebook një reportazh të Revistës Monitor ku flitej për raste ku bizneset shqiptare po punësojnë emigrantë nga Afrika dhe Azia si pasojë e shpopullimit të vendit.

Reportazhin Presidenti e shoqëronte me thirrjen për të zgjidhur sa më parë krizën politike si mënyrë për të motivuar shqiptarët.

“Zgjidhja e krizës së thellë politike dhe institucionale është domosdoshmëri për të frenuar ritmet dramatike të shpopullimit të vendit. Ndërsa të gjithë forcat politike duhet të angazhohen me politika konkrete për t’i motivuar shqiptarët e sidomos të rinjtë për të patur mundësi më të mira të punësimit dhe karrierës këtu.

Një vend pa rini, si një shtëpi pa fëmijë! Shqipëria meriton një të ardhme të sigurt! Të bashkohemi kundër shpopullimit! Koha po rrjedh më shpejtësi dhe nuk kthehet mbrapa.”

Dy javë më parë Presidenti shpërndau me të njëjtin shqetësim edhe parashikimin e përditësuar të OKB-së që thoshte se pas 80 vitesh popullsia e Shqipërisë rrezikon të bjerë në rreth 512 mijë banorë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>