Presidenti Ilir Meta u pyet të enjten në Opinion nëse do të votojë për kryetaren e LSI Monika Kryemadhi. Ai tha se nuk e tregon votën por shtoi se Rama nuk ka shans për një mandat të tretë.
“Nuk e them dot për kë do votoj. Por jam që t’i qëndrojmë besnik Kushtetutës së ’98. Mos t’i shërbejmë oligarkisë. Kush shet votën trafikon vajzën e tij. Nuk dua të mbetem vetëm unë këtu dhe të mësoj gjuhën e Bangladeshit”, tha Meta.
Ai u shpreh se po e deshi populli Ramën nuk ka asnjë problem.
“Unë nuk shikoj asnjë shans për një mandat të tretë. Më bind paniku që ka Edi Rama. Në ’94, mbaj mend sesi bëheshin mitingjet e Berishës sepse një pjesë shkonin të detyruar. Dhe e dimë rezultatin. Nuk bëhet dashuri me pahir, duke mirëkuptim nga dy anët”, tha Meta.