Meta nuk miraton marrjen e borxhit prej 650 milionë eurove në tregjet e huaja

Nga Exit News
Meta nuk miraton marrjen e borxhit prej 650 milionë eurove në tregjet e huaja

Presidenti Meta nuk ka dhënë sot pëlqimin për marrjen e Eurobondit, borxhit të marrë në euro në tregjet e huaja, me vlerë 650 milionë euro nga qeveria.

Kuvendi me një procedura të përshpejtuar ka kërkuar në 1 qershor që presidenti të japë pëlqimin për ligjin e Eurobondit, pasi kërkonte të merrte 650 milionë euro borxh brenda qershorit.

Sipar argumentimit të presidencës, qeveria nuk ka argumentuar urgjencën e marrjes së kësaj shume borxh në mënyrë të përshpejtuar.

Presidenca kërkon një analizë më të plotë për efektet dhe kostot që mund të ketë marrja e eurobondit në ekonominë shqiptare, pasi mendon se marrja e një borxhi të tillë në këto moment mund të dëmtojë interesat publike që lidhen me financat e shtetit.

Ndër të tjera presidenti thekson se është i paqartë fakti se, përse perms projektligjit për eurobondin i jepet autorizim i veçantë ministrit të Shtetit për Rindërtimin.

Sipas relacionit të qeverisë për marrjen e eurobondit, shuma prej 650 milionë eurosh do të përdorej:

  • 250 milionë euro për të shlyer detyrimin e prapambetur nga një Eurobond i marrë në vitin 2015;
  • 400 milionë euro për të plotësuar nevojat për financim për vitin 2020.

Me mospëlqimin e presidenti, ligji nuk hyn në fuqi dhe qeveria nuk mund të marrë borxh në tregjet e huaja.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>