
Presidenti Ilir Meta paralajmëroi protesta në të gjithë vendin nëse Kuvendi shkel marrëveshjen e 5 qershorit, për miratmin e reformës zgjedhore me dakordësinë e PS dhe PD.
Në një postim në Facebook, Meta shkroi, të hënën, para votimit të reformës zgjedhore, se:
“Mister 1 Prilli, ti gënjen edhe kur s’e hap gojën. MOS GUXO të vesh dorë mbi Marrëveshjen e 5 Qershorit!
Po e preke 5 qershorin, Ilir Metën do e kesh në çdo shesh të Shqipërisë dhe ti do ëndërrosh fatin e shokut tënd që ngeli dhe pa parti”.
Meta e quajti Kryeministrin Rama një “trafikant më të papërgjegjshëm se sa ti, peng i bandave dhe armiqve të Shqipërisë”.
“Nëse ndonjë mik i huaj të është ankuar për mua, kërkoji leje se e publikoj unë se çfarë i kam thënë, që ta dëgjojë mbarë bota se për ç’miq bëhet fjala”, përfundoi Meta.