Meta për Ramën: Kriminelët i vejnë pistoletën dhe i marin lejet

Nga Exit News
Meta për Ramën: Kriminelët i vejnë pistoletën dhe i marin lejet

Presidenti Ilir Meta akuzoi Kryeministrin Edi Rama se kriminelët i marrin leje e licensa nën kërcënimin e armëve.

“Ti mor rrugac, vagabond, ti para Ilir Metës sillesh si lepur, dhe para kriminelëve dhe horrave që të vejnë pistoletën dhe të marrin licenca. Nuk i ndalon dot të shkojnë atje ku janë nisur. nuk e ndryshon rezultatin e zgjedhjeve”, ju drejtua Meta, kryeministrit Rama, gjatë konferencës së sotme për shtyp.

Ai premtoi se do të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar me qeverinë e re. Si dhe do të hartojë një “ligj special për çdo njeri që përfshihet në krime zgjedhore. Lufta kundër korrupsionit do të jetë e pamëshirshme”.

“SPAK i ka provat por nuk e lë Edi Rama të bëj hetimet”, akuzoi Meta.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>