Presidenti Ilir Meta përgëzoi 30 mjekët dhe infermierët shqiptarë, të cilët ikën në Itali për të ndihmuar mjekët italianë në luftën kundra koronavirusit.
“Mirënjohje dhe krenari për 30 mjekët dhe infermierët tanë, të cilët do shërbejnë në rajonin më të prekur nga pandemia në Italinë fqinje. Ky solidaritet dhe këto sakrifica do ta forcojnë edhe më shumë marrëdhënien e shkëlqyer midis dy vendeve e popujve tanë”, shkroi Presidenti Meta në Facebook.
Të shtunën në mëngjes, mbërritën në Itali 10 mjëkë dhe 20 infermierë shqiptarë. Ata do të shërbejnë për një muaj në spitalin e Bergamos, qyteti më i prekur në Itali. Mjekët do të paguhen nga qeveria shqiptare.