Shqipëria do t’i gjendjet pranë Kroacisë, deklaron Presidenti Meta, pasi kjo e fundit u godit nga një tërmet i fuqishëm mesditën e së martës.
Meta ka shprehur solidaritetin me popullin dhe autoritetet kroate për momentin e vështirë që po kalojnë pas goditjes nga tërmeti.
“I trishtuar nga tërmeti i rëndë, që goditi sot Kroacinë mike! Solidaritet njerëzor me popullin dhe autoritetet kroate, me urimin për ta përballuar me të gjithë forcën këtë situatë të vështirë dhe lehtësuar dhimbjen e familjeve, që kanë humbur të dashurit e tyre. Pranë Krocisë, me të gjithë kapacitetet tona të mundshme, si partnerë strategjikë, krah për krah në çdo sfidë.”
Një tërmet 6,3 ballë goditi Kroacinë, të martën. Deri më tani, janë zbuluar 5 viktima, 20 të plagosur dhe dhjetra ndërtesa të dëmtuara.