Meta publikon video shpjeguese me shkeljet e Dvoranit

Nga Redaksia
Meta publikon video shpjeguese me shkeljet e Dvoranit

Përmes një videoje të postuar në Facebook, Presidenti Ilir Meta ka treguar se si qëndron çështja rreth përplasjes që krijoi zgjedhja e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese (GJK) si pasojë e veprimeve të Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) Ardian Dvorani.

Presidenti e ka kallëzuar Zotin Dvorani për “shpërdorim detyre” dhe “përvetësim kompetencash” pasi e ktheu konkurrimin për një vend në GJK në “konkurrim fiktiv”, “shkeli afatet” dhe “nuk respektoi radhën e emërimeve” në mënyrë “që të emërohej Arta Vorpsi”.

Të nderuar qytetarë,Ju ftoj të ndiqni me vëmendje dhe durim, spotin e parë në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese.

Gepostet von Ilir Meta am Dienstag, 10. Dezember 2019

“Dvorani e ktheu garën për anëtarë në GJK në konkurrim fiktiv”

Prej janarit të këtij viti, Kryetari i KED, Ardian Dvorani, nuk publikoi 32 mbledhjet e Këshillit dhe i mohoi të drejtën e pjesëmarrjes në vendimmarrje Avokatit të Popullit.

Pa trasnparencë, ai skualifikoi nga gara për 4 vendet e GJK, 31 nga 37 kandidaturat që kishin shfaqur interes. Kështu “nga proces zgjedhjeje”, zgjedhja e anëtarëve të GJK u kthye në “emërim të detyruar”.

Presidenti Meta citon Kushtetutën që thotë se për çdo vakancë “duhen 3 emra të ndryshëm”, por që për faktin se kishte vetëm 6 kandidatë procesi u kthye në “konkurrim fiktiv”.

Në listat e kandidaturave për 4 vakancat në GJK të miratuara më 21 shtator Arta Vorpsi dhe Elsa Toska kandiduan për të 4 vakancat, Fiona Papajorgji dhe Besnik Muçi për 2 vakanca. Zonja Vorpsi u listua e para në të gjitha.

Rigleta Panajoti dhe Marsida Xhaferllari kandiduan për 1 vakancë sikurse e parashikonte ligji.

“Dvorani shkeli afatet dhe prishi radhën e zgjedhjes”

Më 21 shtator KED dhe Gjykata e Lartë publikuan listat dhe radhën e zgjedhjes së kandidatëve: (1) Presidenti (2) Kuvendi (3) Presidenti (4) Kuvendi.

Më 8 tetor, Zoti Dvorani i dërgoi njëherësh Presidentit listat e 2 vakancave, që sipas radhës ishte zgjedhja e parë dhe e tretë. Më 14 tetor, ai ia nisi njëherazi edhe Kuvendit dy vakancat e tjera, që sipas radhës ishte zgjedhja e dytë dhe e katërt.

Më 16 tetor Presidenti zgjodhi Besnik Muçin si anëtar për vakancën e parë në GJK.

Presidenti citon Kushtetutën ta ndalojë së bëri njëherazi 2 emërime dhe se për çdo vakancë afati i emërimit është 30 ditë. Me 3 shkresa të ndryshme – 31 gusht, 10 tetor, 5 nëntor – ai thotë se i ka kërkuar Zotit Dvorani respektimin e rradhës, por më 9 nëntor, në Fletoren Zyrtare KED publikoi emrin e Arta Vorpsit si të emëruar automatikisht si e listuar e para ndër kandidaturat për vakancën e tretë.

Vakanca e tretë i takonte të zgjidhej nga Presidenti, por që atij i ndalohej të zgjidhte dy anëtarë rresht.

Kryetari i KED, Dvorani dhe mazhoranca, mbrojtën idenë se Vorpsi ishte zgjedhur automatikisht për mosshprehje të Presidentit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>