Presidenti Ilir Meta e akuzoi Kryeministrin Rama se rritja e pagave është vetëm mashtrim elektoral. Në një postim në Facebook, të mërkurë, Meta i kujtoi Ramës se “fondi i pagave nuk është tregues për rritjen e pagave”.
Presidenti tha se paga mesatare është “rritur me 81% nga viti 2006 deri në vitin 2013, me një rritje vjetore prej 11%, dhe 3.7 herë më shumë se në periudhën 2013-2020”.
“Ndërsa në tremujorin e dytë të vitit 2020 paga mesatare arrin në 63826 lekë ose një rritje krahasuar me vitin 2013, në 22%, me një rritje mesatare vjetore prej 3.1%”, shkroi Meta.