Meta: Shembja e Teatrit akt barbar

Nga Exit News
Meta: Shembja e Teatrit akt barbar Ilir Meta

Presidenti Meta dënoi sërish sot shëmbjen e Teatrit Kombëtar. Ai e quajti shembjen e godinës “një akt barbar dhe i programuar shkombëtarizues”.

Në një postim në facebook, Presidenti e quajti shembjen një veprim të pafalshëm.

Presidenti Meta sot paradite i akuzoi Ramën dhe Veliajn se me shembjen e Teatrit Kombëtar kanë kryer një akt antikushtetues edhe shkombëtarizues.

Duke mbështetur reagimin e profesorit Sherif Bundo, një ndër themeluesit e PS-së, kundër shembjes së teatrit, Meta e quajti vendimin për shembjen e teatrit një akt cubash që cënon rëndë gjithë kombin shqiptar:

“Kam bindjen e plotë se shkatërrimi i Teatrit Kombëtar, nuk ishte thjesht dhe vetëm një akt cubash, antikushtetues dhe i paligjshëm, por një akt i programuar shkombëtarizues!”

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme