Presidenti Meta në një intervistë për Nova Media sqaroi arsyet e miratimit të ndryshimeve të Kodit Penal.
“Çdo keqkuptim që bëhet midis qëndrimeve të Presidentit me manifestimin e 2 marsit dhe me ndryshimet e miratuara në Kodin Penal është spekulative, për të treguar sikur këtu ka një inkoherencë, ndërkohë që është krejt e kundërta”, tha Presidenti Meta.
Ai sqaroi se “janë dy situata të ndryshme dhe koherenca ime në mbrojtjen e Kushtetutës ka qenë dhe do të jetë e përhershme”.
“Duhet të kuptojmë që Presidenti kishte dy zgjidhje: që të mos bashkëpunonte paraprakisht dhe kur Kuvendi t’i bënte fakt të kryer këto ndryshime, Presidenti t’i kthente dhe mazhoranca t’i kalonte sërish. Por nuk mendoj se në rrethanat aktuale ky do ishte një vendim i drejtë nga ana ime në raport me interesin e përgjithshëm publik”, tha Presidenti.