
Presidenti ilIR meta u takua të hënën me kryeparlamentarin e Kosovës Glauk Konjufca. Presidenca njoftoi se takimi u përqëndrua në marrëdhëniet mes dy vendeve, dialogun Kosovë-Serbi dhe liberalizimin e vizave për kosovarët.
“Është e rëndësishme, që të gjitha forcat politike të Kosovës, të jenë të bashkuara rreth një platforme gjithëpërfshirëse në procesin e dialogut. Lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës është një domosdoshmëri”, u shpreh Presidenti, sipas njoftimit për media.
Konjufca më herët u takua edhe me kryeparlamentarin Ruçi si dhe pritet të takojë kryetarin e PD-së Lulzim Basha. Kjo është vizita e parë zyrtare që Konjufca zhvillon jashtë vendit, që prej zgjedhjes së tij.