Meta takon kryeministrin hungarez Orban

Nga Exit News
Meta takon kryeministrin hungarez Orban

Presidenti Ilir Meta u takua me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban, të martën. Meta njoftoi në Facebook se temë e diskutimit ka qënë hapja e bisedimeve Shqipëri – BE.

“Vlerësova angazhimin e Qeverisë së Tij për të nxitur dhe thelluar më tej marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare midis dy vendeve tona, si dhe theksova vullnetin e Shqipërisë për t’i shndërruar në të njëjtin nivel të shkëlqyer, siç janë ato politike”, shkroi presidenti në Facebook.

Meta ndodhet në Hungari me ftesë të qeverisë hungareze. Ai morri pjesë, të hënën në vendosjen e bustit të heroit tonë kombëtar në lulishten kryesore të Budapestit.

Meta shoqërohet në ketë vizitë zyrtare për herë të parë ng bashkëshortja Monika Kryemadhi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>