Meta, të merren masa për kthimin e shqiptarëve të bllokuar në pikat kufitare

Nga Exit News
Meta, të merren masa për kthimin e shqiptarëve të bllokuar në pikat kufitare

Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje qeverisë të marrë masa për rikthimin në vend të shqiptarëve të mbetur në pikat e kalimit kufitar me Malin e Zi dhe me Greqinë.

“Jam duke ndjekur me vëmendje dhe me shumë shqetësim situatën e qytetarëve shqiptarë të cilët ndodhen të bllokuar në pikat e kalimit kufitar me Greqinë dhe Malin e Zi. Situata e pritjes së tyre në kufirin shqiptar dhe pengesa që po hasin kërkon një zgjidhje të shpejtë”, shkroi Presidenti Meta në facebook.

Ai i kërkoi autoriteteve përgjegjëse “të informojnë qytetarët tanë mbi gjendjen dhe procedurat e reja që duhen respektuar në pikat tona kufitare,  në mënyrë që të mos krijohen grumbullime të pamenaxhueshme”.

Presidenti, gjithashtu i bëri thirrje qytetarëve të komunikojnë “me ambasadat dhe konsullatat tona, si dhe të evitojnë maksimalisht lëvizjet jashtë kushteve të urgjencës dhe domosdoshmërisë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>