Presidenti Ilir Meta deklaroi se dita ndërkombëtare për çrrënjosjen e varfërisë e gjen Shqipërinë në gjendje të rëndë ekonomike.
Në një status në Facebook, ai shtoi se raporti i Bankës Botërore parashikon rënie të madhe ekonomike nga – 8% në -9% për vitin 2020.
“Dita Ndërkombëtare për Çrrënjosjen e Varfërisë, e gjen Shqipërinë në një gjendje tepër të rëndë ekonomike, sipas raporteve të organizatave të huaja prestigjoze.
Banka Botërore në konkluzionet e fundit vjetore e rendit vendin tonë me recesionin më të lartë në rajon, me një rënie të madhe ekonomike që parashikohet nga – 8% në -9% për vitin 2020.”
Meta tha se shkelja e marrëveshjes së 5 qershorit dhe pandemia do të përkeqësojnë situatën ekonomike në vend duke rritur varfërinë.
Në përfundim Meta paralajmëroi se ora e përballjes po afron