Presidenti Ilir Meta kritikoi vendimin e Kuvendit për ndalimin e gazetarëve nga salla e raportimeve. Në një post në Facebook, Meta u shpreh se vendimi i Kuvendit është “i dënueshëm, i papranueshëm dhe antidemokratik”.
“Ky akt, që vjen në të njëjtën kohë me nxitimin e mazhorancës për uzurpimin në mënyrë të njëanshme dhe vendosjen nën kontroll të plotë të Autoritetit të Mediave Audioviziv”, shtoi Presidenti.
Ai u shpreh se vendimet e Kuvendit prekin lirinë e medias dhe cënojnë fjalën e lirë.
“I bëj thirrje Kuvendit monist dhe mazhorancës të tërhiqet menjëherë nga këto praktika të ngjashme me regjimin e Lukashenkos, që po dëmtojnë seriozisht integrimin europian të vendit”, u shpreh Meta.