Presidenti Ilir Meta ka akuzuar qeverinë se po drejton me banditë, oligarkë dhe policë të korruptuar. Ai i bëri thirrje qytetarëve të votojnë kundra këtij sistemi në zgjedhjet e 25 prillit.
Në një postim në Facebook, Meta shkruan se “populli nuk mund të tërhiqet më zvarrë nga një çetë banditësh, oligarkësh dhe policësh të korruptuar”.
Meta, gjithashtu siguroi se vota e qytetarëve më 25 prill do të mbrohet dhe kërcënoi këdo që do ta prekë: “Vota e shqiptarëve do mbrohet me çdo çmim! Mjerë ai bandit dhe oligark, që angazhohet për ta prekur”.
Presidenti Meta theksoi të enjten në darkë se nuk do të bëjë marrëveshje politike ose koalicion me Kryeministrin Rama.