Meta thirrje Ramës nga Kavaja, të shkojë në SPAK

Nga Exit News
Meta thirrje Ramës nga Kavaja, të shkojë në SPAK

Presidenti Ilir Meta ishte në Kavajë në selinë e PD ku u plagos sekretari i kësaj force.

Ai dënoi aktin dhe i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të reflektojë dhe të shkojë në SPAK të rrëfehet.

“Jemi bërë faqja e zezë e botës për qejfin tënd. 3 vjet na bllokove me atë të Fierit, tani dhe 5-6 vjet. Thellohu, reflekto dhe shko tek SPAKU dhe rrëfehu vetë! Me qetësi. Presidenti e ka detyrë të bëjë thirrje për reflektim. Me qetësi! Çdo njeri që bën krime zgjedhore do të përgjigjet. Nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese”, deklaroi Meta.

Ai paralajmëroi bandat duke i thënë:

“Kam një paralajmërim për bandat që shkatërruan zgjedhjet e kaluara, të Shijakut dhe të Dibrës, të jetë gjaku i fundit për zgjedhje që të derdhet”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>