Meta thirrje Ramës për debat publik

Nga Exit News
Meta thirrje Ramës për debat publik

Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje të enjten kryeministrit Edi Rama për debat publik.

Meta komentoi dhe deklaratën e Ramës për bashkëpunim me Lulzim  Bashën me kushtin që të shkëputet nga Berisha dhe Meta.

“Ma sill këtu Ramën kur të duash. E pres në çdo moment, në zyrë, në çdo takim”, tha Meta

Meta kujtoi debatin e para 5 viteve me kryeministrin Edi Rama për reformën në drejtësi.

Ai tha se i ka thënë Ramës në Kryeministri se ishte fatkeqësi që kishte bërë marrëveshje dhe se më seriozi në politikë në 27 vite i kishte dalë ish-kryeministri Sali Berisha.

“Te dhoma e luleve në kryeministri para 4-5 vjetësh, që bënte këto lojërat ky për reformën, ai me Gramozin dhe unë me Vasilin  dhe i fola pak rëndë. Dhe I them dëgjo këtu Edi Rama, më çmendët të gjithë se është fatkeqësi për këtë vend që kam bërë marrëveshje dhe pas 27 vjetësh më seriozi më ka dalë Sali Berisha, sepse vendi duhej të kishte prodhuar politikan të rinj”, tha Meta

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>