Presidenti Ilir Meta ka uruar Presidentin e Italisë Sergio Matarella për festën e Republikës Italiane.
“Më lejoni që me rastin e Festës së Republikës Italiane, të shpreh në emrin tim dhe të popullit shqiptar, urimet më të ngrohta e miqësore, për Ju personalisht dhe për popullin mik Italian.
Përfitoj nga rasti të shpreh mirënjohjen e thellë për të gjithë mbështetjen që Ju personalisht dhe të gjitha autoritetet dhe institucionet italiane po i japin Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit evropian.
Ndjehemi me fat që në realizimin me sukses të kësaj aspirate kemi një mbështetës dhe avokat të jashtëzakonshëm si Italia”, shkruan Presidenti Meta në letrën dërguar Presidentit italian.