Meta: Zgjedhjet duhet të shkëpusin Shqipërinë nga pengmarrja

Nga Exit News
Meta: Zgjedhjet duhet të shkëpusin Shqipërinë nga pengmarrja

Presidenti Ilir Meta deklaroi të enjten në ABC se ajo që është e rëndësishme në zgjedhjet e 25 prillit është që të Shqipëria të shkëputet nga pengmarrja.

Ai u pyet se kujt do t’i japë mandatin për të formuar qeverinë, nëse PS del forcë e parë pa shumicën e nevojshme për të drejtuar vendin.

“Përgjigja është shumë e qartë, për mua nuk është aspak e rëndësishme kush do të fitojë zgjedhjet, por për mua është shumë e rëndësishme është që zgjedhjet të jenë një mundësi e artë për vendin për t’u shkëputur nga kjo pengmarrje”, tha Meta.

Ai tha se procesi zgjedhor është gjëja më e rëndësishme dhe “së dyti nuk mund ti përgjigjem pyetjes jo për qartësinë kushtetuese se nuk i ka ardhur radha kësaj çështje”.

Meta tha se interesi i tij është të kthehet legjitimiteti i institucioneve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>