Mijëra protestues mblidhen në sheshin “Black Lives Matter” në Uashington

Nga Exit News
Mijëra protestues mblidhen në sheshin “Black Lives Matter” në Uashington

Mijëra protestues dolën më 7 qershor në rrugët e Uashingtonin, në protestën më të madhe lolale kundër dhunës së policisë dhe racizmit në SHBA, raporton Washington Post. Protestuesit marshuan në zonën përreth Shtëpisë së Bardhë, të rrethuar nga kordona me policë.

Organizatorët e protestës shkruan në tokë “mosfinanconi Policinë”, në sheshin pranë Shtëpisë të Bardhë, të cilin kryebashkiakja e Uashingtonit i vuri emrin sheshi “Black Lives Matter”.

Kjo është dita e nëntë e protestave në Uashington kundër dhunës së Policisë që shkaktoi vdekjen e George Floyd në Minneapolis. Disa protestues shprehen se kanë parë një ndryshim të protestës duke protestuar me muzikë e duke bërë foto, por edhe numri i policëve në rrugë është zvogluar.

Protestat kundër racizmit dhe dhunës së policisë vazhdojnë edhe sot në të gjithë Amerikën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>