
Milva Ekonomi është propozuar për ministre Bujqësie nga Kryeministri Edi Rama.
Ky ndryshim vjen pas propozimit të Blendi Çuçit për ministër të Brendshëm, krijuar pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt.
Ekonomi e quajti përgjegjësi të madhe detyrën e re, për të çuar përpara reformën e nisur në mbështetje të fermerëve përmes uljes së taksave.
Milva Ekonomi tha se është detyra e Presidentit të dekretojë emërimin e saj, gjë për të cilën u shpreh se mbetet në pritje.