Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës ishte të hënën në Tiranë për të mbledhur firma për peticionin që kërkon miratimin e “Statusit të Minatorit”.
Prej tre javësh minatorët kanë mbledhur firma në disa qytete të Shqipërisë, si Ballsh, Përrenjash, Pogradec, Korçë, Bulqizë, Kukës, Fier, Librazhd.
Në Tiranë ata kanë mbledhru firma në tre pika, 9 katëshet, 21 Dhjetori dhe në Kamëz.
Qindra ish minatorë dhe qyetarë të Tiranës kanë firmosur peticionin për Statusin e Minatorit, njofton Sindikata.
Më 1 dhjetor, SMBB nisi një peticion për t’i kërkuar Kuvendit miratimin sa më parë të statusit të minatorit.
Minatorët kanë 4 kërkesa drejtuar Kuvendit:
- Sigurimin e jetës për minatorët
- Rritjen e pagave dhe përfitimeve të tjera për minatorët
- Rritjen e pensioneve për minatorët
- Garantimin e kujdesit shëndetësor për minatorët dhe ish minatorët
Ligji për statusin e minatorit është i domosdoshëm për minatorët dhe të gjithë ish-punonjësit e minierave. Ai parashikon trajtim të posaçëm financiar, përcaktim të saktë të viteve të punës dhe kontributeve për daljen e parakohshme në pension në krahasim me moshën e përcaktuar për profesionet e tjera përshkak të vështirësisë në punë, si dhe trajtim për invalidët gjatë punës të kësaj kategorie.