
Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Buqlizës(SMBB) kanë vijuar edhe të martën me mbledhjen e firmave për ‘Statusin e Minatorit’.
Prej dy ditësh SMBB është në Tiranë në disa pika kryesore të qytetit për të mbledhur firma. Firmosjes së peticionit i janë bashkuar qyetarë të Tiranësm, ish minatorë dhe studentë.
Deri më tani minatorët kanë mbledhur mbi 7 mijë firma, nga të cilat 4 mijë janë mbledhur në qytetin e Dibrës.
Firmosja e peticionit në Tiranë do të vazhdojë edhe të mërkurën ën Tiranë.

Prej tre javësh minatorët kanë mbledhur firma në disa qytete të Shqipërisë, si Ballsh, Përrenjash, Pogradec, Korçë, Bulqizë, Kukës, Fier, Librazhd.
Më 1 dhjetor, SMBB nisi një peticion për t’i kërkuar Kuvendit miratimin sa më parë të statusit të minatorit.
Minatorët kanë 4 kërkesa drejtuar Kuvendit:
- Sigurimin e jetës për minatorët
- Rritjen e pagave dhe përfitimeve të tjera për minatorët
- Rritjen e pensioneve për minatorët
- Garantimin e kujdesit shëndetësor për minatorët dhe ish minatorët