Ministrat europian të Shëndetësisë mblidhen pasdite, pas vendimit të EMA-s mbi AstraZeneca-n

Nga Exit News
Ministrat europian të Shëndetësisë mblidhen pasdite, pas vendimit të EMA-s mbi AstraZeneca-n

Ministrat e shëndetësisë së BE  zhvillojnë  të mërkurën pasdite një takim, për të folur mbi fushatën e vaksinimit dhe shpërndarjen e vaksinave, zbulon Reuters.

Mbledhja pritet të zhvillohet pas publikimi të përfundimeve të Rregullatorit Europian i Barnave në lidhje me vaksinën AstraZeneca dhe rastet e raportruara të mpiksjes së gjakut.

Pas njoftimit publik të konkluzioneve të Komitetit të Vlerësimit të Rrezikut të Farmakovigjilencës të EMA mbi sigurinë e vaksinës AstraZeneca“, shkroi një zëdhënëse e presidencës Portugeze në Tëitter.

Marta Temido, ministrja e Shëndetësisë së Portugalisë,  e cila mban presidencën e BE, do të kryesojë mbledhjen në orën 6 pasdite.

Ekspertët nga Autoriteti Evropian i Barnave kanë shqyrtuar nëse rastet e raportuara të mpiksjes së gjakut tek të rriturit kishin lidhje me vaksinimin e tyre me dozën e AstraZeneca-s.

Takimi ka për qëllim harmonizimin e pozicioneve të vendeve të ndryshme anëtare të BE, jo vetëm për të ndaluar përhapjen e dezinformimit, por edhe për të arritur një mirëkuptim të përbashkët në lidhje me përpjekjet e vaksinimit në Bashkimin Evropian,” ka deklaruar presidenca Portugeze.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>