Ministri Ahmetaj ka keqinformuar për aksionin anti-informalitet

Ministri Ahmetaj ka keqinformuar për aksionin anti-informalitet

Më 5 tetor 2015, duke folur për aksionin kundër informalitetit, në një takimi të Këshillit të tij të Investimeve, para përfaqësuesve të Bankës së Shqipërisë, Bankës Botërore, shoqatave të investitorëve dhe dhomave të ndryshme të tregtisë, Ministri Arben Ahmetaj deklaroi me siguri dhe kopetencë:

“Ka një muaj të plotë pune, nga 1 shtatori deri në 30 shtator. Të dhënat e operacionit janë shumë inkurajuese. Ka një rritje të deklarimeve në nivelin e kasave, të deklarimit të nivelit të qarkullimit me 63 për qind dhe regjistrime të bizneseve të cilat nuk janë parë asnjëherë, të pakrahasueshme me asnjë periudhë, me herë më duhet të them.”

Javën e shkuar, INSTAT publikoi të dhënat e ecurisë së tregut me pakicë për tremujorin që mbaroi në shtator 2015. Sipas këtyre të dhënave, tregtia e shitjes me pakicë për tremujorin e tretë 2015 u rrit me 7,5 përqind, por muaji shtator pati një rënie të lehtë në krahasim me muajin gusht.

Kjo është një pasqyrë krejtësisht ndryshe nga ajo që kishte deklaruar Ministri Ahmetaj tre muaj më parë. Është e qartë se Zoti Ahmetaj ka keqinformaur publikisht, pasi ai nuk ka patur të dhëna “inkurajuese”.

Më e rëndësishmja ështe se statistikat tregojnë që aksioni kundër informalitet nuk ka patur asnjë efekt, të paktën në muajin e parë të tij.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>