Vaksina kundër koronavirusit e kompanisë AstraZeneca është e sigurt, ka thënë Sekretari britanik i Shëndetësisë Matt Hancock, pas vendimit të disa shteteve evropiane për të pezulluar përdorimin e saj, teksa rriten shqetësimet për trashje gjaku.
Ai u ka bërë thirrje njerëzve “që të dëgjojnë rregullatorët” dhe të “marrin vaksinën” sa më shpejt që kanë mundësi.
Rreth 13 shtete kanë pezulluar përdorimin e vaksinës, duke pritur sqarim për sigurinë e saj.
Austria pezulloi më 7 mars përdorimin e një grumbulli vaksinash pasi dy persona pësuan ndërlikime, të mpiksjes së gjakut pas vaksinimit, ku njëra rezultoi fatale. Në total katër raste të mpiksjes së gjakut u identifikuan në të njëjtën grup prej 1 milion dozsha.
Më 11 Mars 2021 u njoftua se Danimarka, Norvegjia dhe Islanda do të pezullonin përkohësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca për shkak të shqetësimeve për mpiksjen.
Në të njëjtën ditë Agjencia Italiane e Barnave gjithashtu pezulloi shpërndarjen e një grupi të vaksinës për të hetuar disa reagime serioze anësore të vëzhguara pas vaksinimit.
Ditën tjetër, Rumania dhe Bullgaria ndaluan gjithashtu përdorimin e vaksinës AstraZeneca. Tajlanda ishte vendi i parë që e ndaloi në Azi, ndjekur në 14 mars nga Republika e Kongos në Afrikë.
Irlanda pezulloi përdorimin e vaksinave në 14 Mars pas raporteve nga Norvegjia.
Të hënën, 15 mars, Gjermania u bë shteti i fundit europian që pezulloi vaksinimin si “masë paraprake”.
Njëkohësisht Italia vendosi për të njëjtën arsye t’a shtrijë pezullimin fillestar nga një grup i vaksinës, në të gjitha vaksinat AstraZeneca.
Po ashtu, Franca pezulloi përdorimin e vaksinës së Covid19 të prodhuar nga kompania AstraZeneca, deri të martën pasdite.
Deri në 11 mars 2021, u raportuan rreth 30 raste të ngjarjeve tromboembolike, mes 5 milion njerëzve të vaksinuar me vaksinën AstraZeneca në Zonën Ekonomike Evropiane.
Ndërsa, Shqipëria, Britania e Madhe, Franca, Australia, Kanadaja dhe Meksika janë mes shteteve që do të vazhdojnë fushatat përkatëse të vaksinimit, duke siguruar qytetarët se nuk ka rrezik për përdorimin e tyre.