Irlanda pezullon vaksinën AstraZeneca për shkak të shqetësimeve mbi mpiksjen e gjakut

Nga Exit News
Irlanda pezullon vaksinën AstraZeneca për shkak të shqetësimeve mbi mpiksjen e gjakut

Irlanda po pezullon përdorimin e vaksinës AstraZeneca si një masë paraprake pas raportimeve se disa persona që e kanë marrë kanë pësuar mpiksje gjaku.

Personat e raportuar këtë herë ishin nga Norvegjia.

Zëvendës shefi mjekësor, Dr Ronan Glynn tha se qeveria e Irlandës vendosi që vaksina AstraZeneca të “shtyhej përkohësisht”. Ai theksoi se megjithatë nuk kishte prova se vaksina kishte shkaktuar mpiksje gjaku.

Raportet e para mbi këtë problem dolën nga Austria dhe shkaktuan një shqetësim të madh, duke bërë që në një numër vendesh të BE, përfshirë Danimarkën të ndalonin përdorimin vaksinës.

Irlanda përmendi raportin për një vdekje dhe tre shtrime në spital në Norvegji, i cili doli të Shtunën.

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha të shtunën se po hetohen pretendimet për probleme të mundshme të vaksinës AstraZeneca.

Danimarka, Norvegjia, Islanda, Tajlanda dhe disa rajone në Spanjë kanë pezulluar përdorimin e kësaj vaksine.

Italia dhe Austria ka pezulluar vetëm disa furnizime të caktuara si masë parandaluese.

Shqipëria ka nisur vaksinimin me AstraZeneca, të premten u morrën 38 400 doza të kësaj vaksinë. Aktualisht ka nisur vaksinimi për mësuesit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>