
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ishte të mërkurën në Turqi së bashku më kryeministrin Edi Rama. Ai zhvilloi një takim me homologun e tij në Ankara, Süleyman Soylu.
Çuçi tha se ata folën për forcimin e bashkëpunimit për të luftuat terrorizimin dhe trafiqet.
Në një postim në Facebook ia shkruan:
“Vlerësova bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve, bashkëpunim që mbështetet në faktorë historikë, si dhe praninë e konsiderueshme të faktorit shqiptar në Turqi.
Folëm për krijimin e një klime më të ngushtë bashkëpunimi mes dy vendeve në fusha të interesit të përbashkët si ajo e sigurisë, migracionit të paligjshëm dhe luftës kundër terrorizmit dhe kundër trafikut të narkotikëve.”
Po ashtu, Turqia dhe Shqipëria kanë rënë dakord ta quajnë organizatën e Fetullah Gylenit ‘FETO’, si organizatë terroriste, ndaj do të marrin masa për ta luftuar atë.
Gjatë konferencës për shtyp me Ramën, të mërkurën, Erdogan u shpreh se organizata FETO është kërcënim për të dy vendet, ndaj ajo duhet luftuar.