Ministri i Drejtësisë në Hollandë kërkon falje për mosrespektimin e rregullave kundër Covid-19

Nga Exit News
Ministri i Drejtësisë në Hollandë kërkon falje për mosrespektimin e rregullave kundër Covid-19

Ministri i Drejtësisë në Hollandë, Ferd Grapperhaus kërkoi falje të enjten për mungesën e distancimit shoqëror në dasmën e tij.

Grapperhaus u martua të shtunën dhe fotot nxorrën në pah se pjesmarrësit qëndronin afër në shkallët e bashkisë së qytetit.

Ministri tha se për shkak të kufizimeve të koronavirusit, dasma ishte një organizim i vogël, ku morën pjesë vetëm familjarë dhe miqtë e ngushtë. Ai shtoi se para dasmës dhe gjatë ditës i kishte kujtuar mysafirët e tij që të mbanin distancën e tyre dhe të respektonin rregullat.

Ai pranoi se pavarësisht këtyre masave paraprake, mysafirët jo gjithmonë qëndronin në distancë.

“Unë e kuptoj që njerëzit shikojnë në mënyrë kritike imazhet që janë bërë. Pikërisht sepse, si ministër i drejtësisë dhe sigurisë, unë jam duke theksuar vazhdimisht rëndësinë e respektimit të masave, ”shkroi Grapperhaus në mediat sociale, duke shtuar se ” më vjen keq, veçanërisht pasi një ministër duhet të japë gjithmonë shembullin e duhur “.

Më herët, Komisioneri për Tregti i Bashkimit Evropian, Phil Hogan u dorëhoq pasi shkeli masat ndaluese në Irland. Ai morri pjesë në një darkë të shoqërisë së golfit me 80 persona, në shkelje me urdhërin e qeverisë iralandeze për mos organzimin e grumbullimeve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>