
Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio ka biseduar në telefon të mërkurën me Kryeministrin Rama dhe kryetarin e PD-së, Basha.
Di Maio ka falenderuar qeverinë për ekipin e mjekëve të dërguar në Itali për të ndihmuar në luftën kundër Covid-19.
Ai ka kërkuar mbajtjen e Komisionit ekonomik Itali-Shqipëri, si mjet për mbështetjen e Italisë për investimet strategjike.
Ndërsa, në bisedën me Bashën, Di Maio ka përshendetur arritjen e marrëveshjes zgjedhore. Si dhe ka bërë thirrje që opozita të punojë për plotësimin e kushteve për integrimin e vendit.