Ministri Tahiri: 23 për qind e efektivëve të policisë në ndjekje penale

Ministri Tahiri: 23 për qind e efektivëve të policisë në ndjekje penale

Gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste, sipas Agjencisë Telegrafike Shqiptare Ministri i Brendshëm deklaroi se: “Përpjekja jonë për ta bërë vendin më të sigurt nuk kalon nga muskujt po nga mendja. Janë gati 23% e trupës së policisë në procedim penal”, – cuditërisht kaloi pa zhurmë mes shumë deklaratave të tjera të Asamblesë.

Por për një vend demokratik i cili kërkon me zë të lartë të drejtën për të hyrë në Bashkimin Evropian, Ministri i Brendshëm duhet të sqarojë arsyen e kësaj shifre të lartë.

Për cdo qytetarë të thjeshtë fakti se një në katër policë është në ndjekje penale nuk është dhe mbi të gjitha nuk mund të jetë një gjë e zakonshme. Nëse kësaj shifre i shtojmë edhe lajmet e kohëve të fundit të përfshirjes së efektivëve të policisë në prodhimin dhe shitjen e kanabisit situata bëhet akoma edhe më shqetësuese.

Ndaj, ministri Tahiri sëbashku me shifrën e lartë duhe të bëjë publike edhe të dhënat e tjera si për shembull:

  1. Sa policë janë pushuar nga puna gjatë viti 2013?
  1. Sa policë janë akuzuar për vepra penale?
  1. A ishin këto zyrtarë të lartë apo policë të thjeshtë?
  1. Sa policë janë në ndjekje penale dhe sa janë dënuar?
  1. Cilat janë veprat më të shpeshta?
  1. A ekziston kontrolli i pasurisë ndaj policëve?
  1. Si mendon Ministri Tahiri të sigurojë votat dhe sigurinë e qytetarëve në se përqindja e kriminalitetit në polici është më e lartë se sa përqindja e saj në popullatë?

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>