Ministria do të mbyllë klasat ose shkollat ku zbulohet një infeksion i vetëm

Nga Exit News
Ministria do të mbyllë klasat ose shkollat ku zbulohet një infeksion i vetëm

Në rast se një mësues ose nxënës del i infektuar me Covid19 në shkollë, atëherë do të bëhet tampon për të gjithë klasën dhe mësuesit, raportoi Ministria e Arsimit Besa Shahini, për News24, të enjten.

Ajo tha se do të “mbyllet klasa apo e gjithë shkolla në rast se klasa ka patur komunikim apo kontakt me të tjerët dhe për një periudhë kohore të paracaktuar”.

Nxënësit e karantinuar do ta ndjekin mësimin nga shtëpia.

“Kjo është dhe arsyeja pse RTSH Shkolla do të punojë paralelisht me të gjithë procesin mësimor që do të zhvillohet në objektet shkollore”, shprehet Shahini.

Shahini tha se qeveria ka planifikuar buxhet edhe për mësuesit që do të punojnë jashtë orarit.

Ministria e Arsimit publikoi të mërkurën planin për hapjen e shkollave, ku planifikohet kryerja e mësimit deri në orën 20:00.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>