Ministria e Arsimit deklaroi se 87 përqind e të pyeturve kërkojnë që mësimi të zhvillohet në shkollë.
Në një deklaratë zyrtare, Ministria deklaroi se se sipas një sondazhi, të pyeturit kërkuan që mësimi të zhvillohej në shkolla, me grupe të vogla nxënësish, me orë mësimore të reduktuara dhe me turne, ose i kombinuar edhe me mësim online duke respektuar rregullat e higjienës dhe distancimit fizik.
“Nga pjesëmarrësit në këtë pyetësor, 87% u shprehen se procesi mësimor mund zhvillohej si zakonisht në shkolla, me grupe të vogla nxënësish, me orë mësimore të reduktuara dhe me turne, ose i kombinuar edhe me mësim online duke respektuar rregullat e higjienës dhe distancimit fizik.”
Ministria e Arsimit deklaroi se numri i pjesmarrëve iste 135 221 veta ndër të cilët 18 665 mësues, 60 248 nxënës dhe 56 308 prindër.