Ministria e Arsimit kërkon të punësojë një mijë mësues për të përballuar nevojat në shkolla gjatë pandemisë së koronavirusit.
Përmes një postimi në Facebook, ministrja e Arsimit Kushi tha se vendimi për të shtuar stafin e mësueve u mor të mërkurën nga Këshilli i Ministrave.
Pandemia e Covid-19 dhe vendosja e protokolleve për të parandaluar përhajen e virusit ka bërë që numri i nxënësve në klasa të ulet. Por gjatë dy javë të para të mësimit është vënë re se ngarkesa e shtuar me klasat e reja nuk mund të përballohet nga mësuesit.
Një tjetër shqetësim është infektimi i mësuesve dhe nevoja e menjëhershem për të pasur në gjendje mësues zëvendësues.
Në vetëm dy javë mësim të paktën 160 mësues janë identifikuar si të infektuar në shkollat publike në vend.