Ministria e Arsimit kërkon 1 000 mësues shtesë për nevojat gjatë pandemisë

Nga Exit News
Ministria e Arsimit kërkon 1 000 mësues shtesë për nevojat gjatë pandemisë

Ministria e Arsimit kërkon të punësojë një mijë mësues për të përballuar nevojat në shkolla gjatë pandemisë së koronavirusit.

Përmes një postimi në Facebook, ministrja e Arsimit Kushi tha se vendimi për të shtuar stafin e mësueve u mor të mërkurën nga Këshilli i Ministrave.

Pandemia e Covid-19 dhe vendosja e protokolleve për të parandaluar përhajen e virusit ka bërë që numri i nxënësve në klasa të ulet. Por gjatë dy javë të para të mësimit është vënë re se ngarkesa e shtuar me klasat e reja nuk mund të përballohet nga mësuesit.

Një tjetër shqetësim është infektimi i mësuesve dhe nevoja e menjëhershem për të pasur në gjendje mësues zëvendësues.

Në vetëm dy javë mësim të paktën 160 mësues janë identifikuar si të infektuar në shkollat publike në vend.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>