Ministria e Arsimit ka vendosur mbylljen e shkollës jopublike “Saadi” në Tiranë, e financuar nga Irani.
Vendimi u mor nga Ministrja e Arsimit Besa Shahini pa dhënë ndonjë shpjegim specifik.
Në vendim, shkolla urdhërohet që t’i kthejë pagesat e kryera nxënësve.
Ky vendim vjen disa ditë pasi Shqipëria shpalli ‘non grata’ dhe dëboi dy diplomatët iranianë në Tiranë, Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast, me arsyen se me veprimtarinë e tyre kanë shkelur statusin dhe konventat ndërkombëtare.
Njëri prej diplomatëve ishte drejtues i fondacionit ‘Saadi Shirazi’, i cili financonte dhe shkollën jopublike.