Ministria e Jashme Ruse ka reaguar pas dëbimit të diplomatit rus një ditë më parë.
Sipas Shqiptarja.com, zëvendës ministri i jashtë rus, Alexandër Grushko e konsideroi dëbimin e diplomatit rus një provokim ndaj Rusisë.
Ai shtoi se Rusia do të përgjigjet për këtë veprim.
“Ky është një provokim i qartë që synon përkeqësimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare dhe, natyrisht, ky hap jo miqësor nuk do të mbetet pa përgjigje”
Të enjten, qeveria shpalli person të padëshirueshëm, një diplomat rus në Tiranë për shkelje të përsëritur të masave kundër COVID-19.
Personi në fjalë i ka shkelur në mënyrë të vazhdueshme rregullat prej prillit të vitit 2020, thotë ministria e Jashtme në një njoftim për shtyp.
Pasi autoritetet kanë kontaktuar me ambasadorin rus në Tiranë, Mihail Afanasiev, kanë marrë prej tij premtimin se shkeljet nuk do të përsëriteshin por ka ndodhur e kundërta.