Ministria e Shëndetësisë ka ngritur një grup pune për të verifikuar procedurat e ndjekura nga spitalet, QSUT dhe spitali i Traumës, për 53 vjeçarin që ndërroi jetë në QSUT, ditën e djeshme.
Në një njoftim për shtyp, Ministria “siguron se do të kryhet hetimi i plotë administrativ për procedurat e ndjekura nga strukturat spitalore”.
53-vjeçari nga Ndroqi, Lutfi Çekiri, ka humbur jetën të shtunën, pasi dyshohet se spitalet në Tiranë nuk e kuruan.
FaxWeb ka transmetuar një ditë më parë deklaratën e 53-vjeçarit për neglizhencën që ka hasur në spitale, ndërsa të shtunën FaxWeb njoftoi se ai ka ndërruar jetë.
Për këtë rast reagoi edhe PD, e cila e quajti “krim shtetëror” me përgjegjës Edi Ramën.