Ministria e Arsimit ka miratuar sot udhëzimin për mënyrën se si do të zhvillohet mësimi gjatë vitit të ri shkollor.
Të gjithë nxënësit do të jenë të pajisur me maska dhe me një shami gjatë orës së mësimit. Shkolla duhet të krijojë një grafik me oraret kur duhet të hyjnë nxënësit në shkollë dhe nxënësit duhet të paraqiten në atë orar.
Nuk do të lejohet të hyjnë nxënësit që vijnë me vonesë. Të gjithë nxënësve do t’i matet temperatura në hyrje dhe do të dezinfektojnë duart me alkool.
Ata do të qëndrojnë në radhë për të hyrë në distancë një metër e gjysëm.
Nxënësit nuk do të lejohen të dalin dhe të hyjnë nga shkolla përvec se në oraret e caktuara, si dhe gjatë mësimit lëvizja e tyre do të bëhet nën kontrollin e mësueve, duke respektuar distancën.
Dritaret e klasave do të qëndrojnë hapur.
Brenda klasës, nxënësit do të qëndrojnë të ulur nga një nxënës në bankë, dhe bankat në të paktën 1.5 metra larg njëra-tjetrës.
Nxënësit duhet të mbajnë maskë gjatë orëve të mësimit si dhe gjatë aktiviteteve shkollore. Nuk do të lejohet ushqimi në klasë.
Nuk do të lejohet grumbullimi më shumë se i 10 personave gjatë aktiviteteve shkollore.
Klasat do të dezinfektohen çdo ditë, ndërsa ambjentet e shkollës 2 herë në javë.
Ndërkohë mësuesi duhet të mbajë maskën si dhe dezinfektant gjatë orës së mësimit si dhe të mbajë distancën me nxënësit.
Prindërit duhet të plotësojnë formularin e vetdeklarimit për gjendjen e tyre shëndetësore, si dhe në rast se shoqëron fëmijën në shkollë nuk futet brenda në shkollë.